Legjenda e futbollit, Pele po lufton me kancerin në zorrën e trashë. 82-vjeçari brazilian është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein, ndodhet në terapi intensive dhe ka vështirësi në të folur.

Lajmet e fundit nuk janë aspak të mira, pasi sipas mediave (Infobae), disa nga anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë. Në spital për t’i qëndruar pranë janë dy vajzat dhe gruaja e tij. Pele ka fituar shumë beteja në jetë, por kjo është ajo më e rëndësishmja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: