TIRANE- Ndryshimet e shpeshta në legjislacionin tatimor, gjykatat, korrupsioni dhe informaliteti dëmtojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri. Konkluzioni është arritur nga anketa e Dhomës Amerikane të Tregtisë, “Mjedisi i biznesit 2015”, publikuar dje. Sipas raportit, indeksi i besimit të investitorëve të huaj shënoi një vlerë negative -3 pikë në një shkallë nga -100 në +100 për vitin 2015.

Matjet i bëri Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), në një anketim që ka bërë ndër anëtarët e saj në vrojtim të “Mjedisit të biznesit 2015” dhe që pritet të publikohet të mërkurën në një tryezë të rrumbullakët, ku do të marrin pjesë dhe autoritete të larta shtetërore. Indeksi tregon mesataren gjeometrike midis situatës aktuale dhe pritshmërive për të ardhmen e afërt -100 (situatë dhe pritshmëri negative për të gjithë të anketuarit) dhe +100 (situatë dhe pritshmëri negative për të gjithë të anketuarit).

SONDAZHI
Sondazhi “Mjedisi i biznesit 2015” u zhvillua në pranverë të këtij viti në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës, si dhe partnerë të tjerë (të tilla si ambasadat e huaja dhe Dhomave të Tregtisë), me fokus kryesor mbledhjen e reagimeve dhe opinioneve mbi mjedisin e biznesit në Shqipëri. Rezultatet e hulumtimit do të ndihmojnë FIAA të identifikojë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen investitorët, të cilat duhet të adresohen për politikat e qeverisë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në vend. Anëtarët e FIAA u pyetën për të vlerësuar një listë të problemeve që ndikojnë në mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Çdo evidentim është vlerësuar në një shkallë nga 1 në 5, ku 1 = ‘nuk është një problem’ dhe 5 = ‘problem i madh’. Për vizualizim më të mirë dhe të kuptuarit, shkalla u shndërrua në një 0 në 100 shkallë ku 0 = ‘nuk është një problem’ dhe 100 = ‘problem i madh’. FIAA është shoqata më e rëndësishme të biznesit të huaj që operon në Shqipëri.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: