Përkeqësohet situata nga zjarret në Shëngjin, madje çdo orë që kalon e bën atë të pamenaxhueshme. Flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe rrethimin e jashtëm të një resorti si dhe çadrat.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se në aksionin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe banorë dhe subjektet private, si dhe autobotet private me ujë.

Flakët janë afruar te objektet dhe ka një shtrirje të sipërfaqe të flakëve, duke vështirësuar punën e ekipeve zjarrfikëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb