KAVAJË

Nëntë persona janë ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijës. Arsyeja e ardhjes së tyre në Shqipëri ishte ceremonia përkujtimore në përvjetorin e 6 mujorit të vdekjes së Kostandino Kacifas, i cili u ekzekutua nga policia vitin e kaluar  gjatë shkëmbimit të zjarrit


Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton se Policia Kufitare prej natës së mbrëmshme ka përforcuar masat në kufi ne qëllim ndalimin e personave me precedentë dhe potencial për trazira. Deri tani situata paraqitet e qetë, ndërsa mesha përkujtimore do të zhvillohet në orën 11.


Njoftimi është shpërndarë në rrjetet sociale. Nga të ndaluarit rezulton se pesë prej tyre  prishnin qetësinë publike, ndërsa të tjetër nuk argumentonin hyrjen në pikën e kalimit kufitar me shtetin fqinj në Gjirokastër. Ceremonia në nderim të Kostandin Kacifasin do të zhvillohet në kishën e Shën Athanasit, kishë kjo e cila ndodhet sipër fshatit.


(n.m/BalkanWeb)