TIRANË

10 vjet më parë 4 oficerë policie humbën jetën gjatë një operacioni për kapjen e të shumërkuarit për drejtësinë shqiptare Dritan Dajti në zonën e plazhit në Durrës.


Një dekadë më pas Policia e Shtetit dhe familjarët e tyre i kanë kujtuar për sakrificën në mbrojtjen e jetëve njerëzore 4 dëshmorët e atdheut. Gjatë ceremonisë përkujtimore zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se organizata e Policisë së Shtetit ka 224 punonjës të rënë në detyre dhe se po përgatit një paketë ndihme për familjarët e tyre. Ajo apeloi që të mbështesim policinë në detyrën e saj dhe të mos e akuzojnë dhe baltosim me pa të drejtë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zvëndës drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj kërkoi drejtësinë e merituar ndaj dorës vrastare të 4 dëshmorëve.


Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duckollari dhe Altin Dizdari ishin punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Shtetit dhe humbën jetën gjatë aksionit për arrestimin e Dritan Dajtit të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo në vitin 1999 në Tiranë.

(BalkanWeb)