TIRANE

Figura e shenjtores Nënë Tereza është sjellë në vëmendje në Akademinë e Shkencave në Tiranë në një “Lectio Magistralis” nga profesor Gëzim Alpion. Duke vënë theksin te nevoja për objektivitet në trajtimin e saj, ai mori në shqyrtim, kritikat që i bëhen si imperialiste fetare dhe mike e diktatorëve duke iu referuar ardhjes së saj në Shqipëri dhe vizitës te varri i diktatorit.

“Nënë Tereza nuk ishte mikeshë e diktatorësh, edhe në bazë të deponimeve që kontakteve që kam pasur me ata që e sollën Nënë Terezën në Shqipëri si shoqëruesja kanadeze dhe autoritetet shqiptare. Veprimi që bëri më 1989, është ndoshta mesazhi më diplomatic, që një njeri I përkushtuar ndaj fesë, po ju dërgonte shqiptarëve të varfër”, tha Alpion.

Për Alpionin, gjesti i Nënë Terezës duhet lexuar si mesazh.

“Në fund të 4-5 dekadave së sistemit totalitar dhe mesazhi i saj është, ne duhet të mësojmë faljes. Është e lehtë të flasësh që të falin të tjerët, por ajo pati vetinë të falte pikërisht personat që nuk e lejuan të vinte në Shqipëri për të parë nënën e motrën”, tha ai.
Në fund, Alpion që u bë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave tha se megjithëse ndihemi krenarë nuk duket se shoqërite shqiptare në tri shtete e ndjekin shembullin e saj.

“A e kemi përvetësuar ne Nënë Terezën, në mënyrë që ta aplikojmë atë që bëri për njerëzimin, këtu në kontekstin si në Kosovë, edhe në Shqipëri e në Maqedoninë e veriut? Unë mendoj se kemi shumë për të bërë”, perfundoi ai.

Nënë Tereza lindi në Shkup në një familje shqiptare. Ajo u bë murgeshë dhe dha kontributin e saj për uljen e varfërisë në Kalkutë të Indisë. Fituese e çmimit Nobel për paqe, ajo u shenjtërua nga Vatikani pas vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb