Një nga perlat e bregdetit te Adriatikut, “Prestige Resort” destinacioni më i preferuar i pushuesve të huaj dhe atyre shqiptare, është tashmë edhe një mundësi shumë e mirë punësimi. Stenda e “Prestige Resort” në panairin e çelur për herë të parë në qytetin e Durrësit ka ngjallur interes të lartë për shumë të rinj, të cilët prej kohesh janë në kërkim të një pune. Financier, bankier, shef salle, kushinier, punëtor plazhi janë alternativat e shumta të punesimit që ofron Resorti në Golem. Drejtoresha e burimeve njerëzore në “Hysenbelliu Grup”, Linda Saliu tregon disa nga kriteret e përzgjedhjes së të interesuarve per t’iu bashkuar stafit të resortit që garanton pushime të paharrueshme.

Në stendën e Prestige Resort janë afruar shumë të rinj me deshirën për të qenë pjesë e stafit në mjediset e bukura dhe komode të resortit.
Kerkesat kanë qenë te medha nga te rinjtë që kanë studiouar për ekonomi apo të specializuar për kuzhinën.
Rreth 1100 vende të reja pune janë prezantuar nga rreth 60 subjekte në panairin e punës në qendër të Durrësit në sheshin Liria, ku te rinjte jane terhequr nga ofertat mbreselenese qe ofron Prestige Resort. Mjediset komode të resortit, shërbimi cilësor, panorama e mrekullueshme e lindjes dhe perëndimit të Diellit jane te garantuara për pushuesit që zgjehdin Prestige Resort.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb