Miqësia e gjatë e reperëve Chris Brown dhe Usher është duke u testuar. Raportet thonë se dy miqtë dhe bashkëpunëtorët dikur të ngushtë u grindën në festën e 34-vjetorit të Brown në Las Vegas, e cila thuhet se kulmoi me një përleshje me një shkop.

Sa më sipër erdhi për të konfirmuar një video të TMZ të publikuar në internet.

I njëjti informacion thotë që Brown ​u ndesh me Teyana Taylor në shesh patinazhin e Skate Rock City gjatë festës së ditëlindjes. Usher u përpoq të ndërhynte dhe të fliste me ta, por thuhet se ai filloi të shante dhe të bënte patinazh. TMZ raporton se Brown u acarua kur Taylor e injoroi atë ndërsa përpiqej të fliste dhe “filloi t’i bërtiste asaj”.

Shpërthimi i tij thuhet se vazhdoi, teksa ai shau Taylor dhe Usher përpara se të largohej nga sheshi me shoqëruesit e tij. Usher, megjithatë, thuhet se hoqi patina dhe shkoi të gjente mikun e tij. Një dëshmitar okular pretendon se e ka parë Usherin duke shkuar pas një vargu autobusësh të parkuar në një parking ku dyshohet se ndodheshin Brown dhe shoqëruesit e tij.

Pak kohë më vonë i njëjti dëshmitar thuhet se pa Usher duke u larguar me një hundë të përgjakur, por kjo nuk është konfirmuar.

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi sherrin dhe plagosjen e reperit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb