Një studion e emisionit Me zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti u trajtua një histori dhune familjare, ku dyshohet se janë përfshirë, përpos bashkëshortëve, edhe pjesëtarë të fisit të çiftit.
Në emision foli mbesa e gruas të përfshirë në sherrin familjar. Ajo tha se bashkëshorti ka rrahur hallën e saj dhe sot është i lirë. Sipas saj, burri i hallës është i lirë, pasi ka paguar 2 mijë euro tek njerëz të sistemit të drejtësisë në Elbasan.
Mbesa e gruas të dyshuar të dhunuar tha pas sherrit masiv, policia ka arrestuar babanë dhe xhaxhanë e saj. Ajo tha se babai i saj shkoi në QSUT, pasi kishte probleme shëndetësore, ndërsa xhaxhai është në paraburgim. Sipas saj, Policia e Elbasanit ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe xhaxhait të saj.
Mbesa: Dhunuesi i hallës sot është i lirë, pasi ka njohje dhe ka bërë pagesa në Gjykatën e Elbasanit. Dhunuesi ka paguar 2 mijë euro, policia duhet ta gjejë se kujt ia ka bërë dhunuesi pagesat. Shkak i situatës ka qenë mosfunksionimi i institucioneve. Ne qenkemi pala fajtore, kur një dhunues ka dhunuar një zonjë e një nënë fëmijësh. Zotëria në fjalë ka dhunuar edhe babanë tim. Ka qenë nën efektin e alkoolit. Gjyshja ime ka parë sherrin e çiftit dhe prej asaj nate, gjyshja ka refuzuar të ushqehet e të marrë medikamentet e saj dhe më 22 korrik ajo ka ndërruar jetë. Dhunuesi ka kërcënuar edhe nipin e hallës.
Prokuroria thotë se po bën hetime e nuk e dimë se në çfarë faze është hetimi. Dhunuesi dhe ka provokuar. Janë shoqëruar babi e xhaxhai im. U morën zvarrë dhe babait i ka rënë të fikët. Jam shoqëruar edhe unë duke qenë se isha në vendngjarje. Janë prerë urdhrat e arrestit, pa e sqaruar situatën. Babai im dhe xhaxhai më pas janë dërguar te paraburgimi i Mine Pezës. Babai im shkoi në urgjencë se nuk ishte mirë. Shkoi në QSUT. Xhaxhai im është ende në paraburgim. Akuzat janë dhunë në familje, në bashkëpunim dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Policia e Elbasanit ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe xhaxhait tim. Nëse duhet, unë do shkoj të ankohem deri në Gjykatën e Strasburgut.
(Balkanweb)