TIRANË

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë dy presidentët e klubeve sportive të Tiranës dhe Laçit,  të cilët janë përfshirë në përplasje fizike me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme tek sheshi “Shqiponja”. Sipas policisë, të proceduarit janë Refik Halili dhe Pashk Laska.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal”, njofton polcia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb