GREQI

Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën sot në burgun e Trikalasë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup të burgosurish shqiptarë u përplasën me thika me njëri-tjetrin dhe për pasojë i riu humbi jetën. Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat shkruajnë se 29-vjeçari humbi jetën në spitalin e Trikalasë për shkak të plagëve të marra.

Situata jashtë kontrollit në burgjet greke

Mediat greke shkruajnë se rastet e përsëritura të sherreve mes të burgosurve, janë shenja të qarta se siguria në institucionet e vuajtjes së dënimeve le për të dëshiruar.

Të burgosurit janë shprehur se jeta e tyre është e pasigurtë dhe në rast se nuk shtohen kontrollet, përplasjet do të rriten dhe jeta e tyre praktikisht do të vihet në rrezik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: