IRAN

Garda Revolucionare e Iranit tha se forcat e saj kanë vrarë pesë terroristë të dyshuar, gjatë përleshjeve në kufi me rajonin Kurdistan të Irakut.

“Grupi terrorist që kishte për qëllim të depërtoj në Iran, është shkatërruar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Gardës iraniane raporton REL. Sipas njoftimit, gjatë përleshjeve është vrarë një pjesëtar i forcave iraniane.

Ofensiva iraniane ndodhi si hakmarrje ndaj sulmeve të fundit të militantëve kurdë, që lanë të vrarë pesë pjesëtarë të Gardës iraniane, në perëndim dhe veriperëndim të Iranit. Grupet e armatosura kurde kanë zhvilluar një betejë separatiste disa dekadëshe në Kurdistanin iranian nga bazat në Irak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb