Protestuesit u përplasën me policinë në Barcelonë kur mijëra njerëz dolën në rrugë atje dhe në qytete të tjera në të gjithë Katalonjën për të shënuar përvjetorin e parë të referendumit të kontestuar mbi pavarësinë nga Spanja.

Më shumë se 180,000 demonstrues marshuan në Barcelonë.

Policia me shkopinj gome shpërndau turmën e protestuesve para parlamentit rajonal katalonas.

Qindra aktivistë pushtuan hekurudhat e trenave me shpejtësi të lartë për disa orë.

Rrugët dhe një autostradë u bllokuan gjithashtu.

Katalonja mbajti një votim më 1 tetor 2017 dhe qeveria e saj separatiste shpalli pavarësinë më 27 tetor.

Por gjykata kushtetuese e Spanjës e konsideroi referendumin të paligjshëm dhe Madridi imponoi sundimin e drejtpërdrejtë.

Në atë kohë, ka pasur skena të shëmtuara në rrugë, pasi policia spanjolle u përpoq t’i ndalonte njerëzit të dilnin në votime.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb