SPANJE

Eshtë me 80 të plagosur, mes të cilëve 46 polic, bilanci i përleshjeve të ndodhura në Katalonja gjatë natës së të mërkurës dhe të enjtes, më e dhunshmja që kur kanë filluar protestat për liderat e dënuar separatist.


Të arrestuar janë deri tani 33 persona.


Gjatë mëngjesit të sotëm demonstruesit kanë bllokuar shumë rrugë në të gjithë Katalonjën, përfshirë edhe autostradën që lidh vendin me Francën.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb