GREQI

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në burgun grek të Korydhalos, aty ku pak kohë më parë u vra shqiptari Albert Bako. Mediat greke shkruajnë se sherri u zhvillua mes të burgosurve, kryesisht nga Afrika Veriore.

Si pasojë, një maroken 25 vjeç mori plagë në qafë. Pak ditë më parë, në media u publikua një video, ku shihet sesi disa të burgosur therin për vdekje të burgosurin shqiptar Albert Bako.

Vrasja e Bakos ka ndodhur më datë 14 janar të këtij viti. Vrasja e Bakos ngjalli reagime.

(d.xh/ Balkasnweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb