Në nëntor të 2016-ës, një aksident fatal me motor i mori jetën Ergi Dinit. Artisti nga Shkodra, i spikatur për zërin e tij të veçantë u nda nga jeta tragjikisht duke shkaktuar një dhimbje të madhe te familjarët, rrethi i artistëve dhe të gjithëve atyre që e njihnin.

Kur kanë kaluar pak më shumë se 3 vjet nga humbja e madhe në familjen Dini, motra e 22-vjeçarit të ndjerë, Barbana duket se ka gjetur forcën dhe kurajon t’i rikthehet karrierës muzikore dhe publikut.

Barbana ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka folur edhe për humbjen e vëllait dhe jetën e saj private. E pyetur për jetën esaj private dhe se kur do ta shohim të veshur me fustanin e bardhë, mes emocionesh këngëtarja u përgjigj:

“Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb