TIRANE


Ola, Elvisi dhe Sidriti përloten në studio teksa ndjekin videoklipin kushtuar 3 djemve të vegjël që nuk dëgjojnë e nuk flasin dot. Ata nuk i mbajnë dot lotët përballë këtyre dramave të rënda.


Sidriti tha se kurrë s’e ka parë Elvisin kaq të prekur, dhe kaq optimist njëherësh sa për këta 3 djem. Ai shpreson se shqiptarët do ia dalin megjithë limitin kohor.

Elvisi i referohet ëndrrës që kishte parë nëna e Rubinit. Ai tha se familjes së Rubinit i kanë vdekur 2 fëmijë të tjerë. “Kur i ati i Rubinit më tregoi edhe këtë, më frymëzoi”, tha Elvisi.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pastaj sprova u shtua edhe me 2 fëmijë të tjerë. Rubini u bë shkas që të ndihmohen edhe 2 fëmijë të tjerë, me të cilët u njohëm ne spital. Por duhet të zgjohet politika dhe biznesmenët që t’i ndihmojnë këto raste, sepse të tillë ka edhe të tjerë. Të gjithë bashkë do bëjmë më të mirën për ta”, tha Elvisi, që këtë herë nuk arriti t’i mbajë e t’i fshehë dot lotët..
(BalkanWeb)