SHBA

Kim Kardashian ka qenë së fundmi e ftuar në ‘show-n’ amerikan ‘Today’ për të folur rreth sëmundjes me të cilën ajo u diagnostikua. Gjatë intervistës 38-vjeçarja ka zbuluar se e përjetoi shumë keq momentin kur zbuloi nga se vuante, duke shtuar se ra në depresion.


Show-girl-ja amerikane u pa e përlotur këtë javë në emisionin e saj pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e sistemit imunitar, lupus. Lupus është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet dot nga viruse e sëmundje të ndryshme që qarkullojnë.


Skuqjet e vazhdueshme të lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve, janë disa nga shenjat kryesore.


Për Lupus nuk është zbuluar ende ndonjë shërim, por mund të mbahet nën kontroll nëse ndiqet një regjim i kujdesshëm gjatë gjithë jetës.
Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez zbuloi në vitin 2017 se bëri transplanti të veshkave për shkak të sëmundjes së lupusit.
(BalkanWeb)

Etiketa: