TIRANE

E mërkura në “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ishte një festë për vajzën e Brunilda Lahe e cila do të vijë në jetë së shpejti. Mikeshat e saj të zemrës në bashkëpunim me stafin e “Soirée” dhe Jona Spahiun i organizuan një baby-shower surprizë moderatores së njohur Brunilda Lahe.

Duke filluar nga koleget e saj të punës, deri tek motra e saj, Brunilda ka ngelur e surprizuar dhe nuk e priste që festën e baby shower ta bënte një një emision.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Momenti më emocionues për Brunildën ka qenë kur në studio ka ardhur edhe shoqja e saj e ngushtë nga Vlora, Nertila Fisheku. Sapo ajo e ka parë që u fut në studio, Brunilda nuk i ka ndalur dot lotët.

Në këtë festë ishte edhe gjinekologia e Brunilda Lahes, Jola Lulo e cila së bashku me Jonida Shehun i kanë bërë një quiz nëse ajo është gati të bëhet nënë dhe nëse di t’i ndërrojë pelenat e bebit. Një test i kaluar me sukses për Brunilda Lahen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: