TIRANE- E ftuar në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News24, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka rrëfyer momentin e vështirë që ka ka kaluar në jetë.

Këngëtarja Eneda Tarifa rrëfeu një moment me babain e saj, teksa u përlot kur kujtoi momentet e vështira që i qëndronte pranë në spital.

Këngëtarja tha se ne spital kishte takuar dhe një vajzë të vogël që vuante nga e njëjta sëmundje si i ati i saj.

‘Para se të futej në sallën e operacionit më përqafoi, unë i dhashë kurajo. Atje thashë paska një fuqi të madhe që shpëton ata që duhet të shpëtohen…’- tha kengetarja duke u përlotur.

Ndërkohë edhe moderatorja e emisionit, Ola Bruko rrëfeu se edhe ajo është rritur pa baba në një mentalitet që e bën të vështirë jetën e një vajze së cilës i mungon figura e tij.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb