Teknologjia e inteligjencës artificiale (AI) mund të shkaktojë një rritje të narrativave të rreme rreth mizorive të Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë mohimin e Holokaustit, ka paralajmëruar organi i OKB-së për arsimin dhe kulturën, UNESCO.

Sipas një raporti të botuar në partneritet me Kongresin Botëror Hebre të martën, gjenerimi i përmbajtjeve të rreme, të tilla si falsifikimet e thella dhe dezinformatat, mund të minojnë vërtetësinë e provave historike dhe të përhapin ideologji me natyrë antisemitike.

Studimi vuri në dukje përdorimin e gjerë të AI për ndihmë në arsim, kërkim dhe shkrim, për të cilin tha se mund të rezultojë në një rritje të gjasave për të dhëna jo të besueshme.

Imazhet e rreme dhe përmbajtja audio e krijuar duke përdorur Generative AI janë veçanërisht bindëse për të rinjtë, të cilët mund t’i hasin në platformat e mediave sociale, paralajmëroi raporti.

Me katër në pesë të rinj të moshës 10 dhe 24 vjeç që tani përdorin AI disa herë në ditë për edukim, argëtim dhe qëllime të tjera, sipas hulumtimit të OKB-së, “veprimet për të drejtuar në mënyrë etike këto teknologji të reja duhet të ndërmerren shpejt,” paralajmëron UNESCO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb