GREQI- Një tjetër tragjedi për refugjatët. Një anije me rreth 150 emigrantë është përmbysur në detin Egje, pranë ishullit Fermakonissi, duke sjellë vdekjen e të paktën 34 personave, mes tyre 11 fëmijë e 4 të porsalindur. Të paktën 68 emigrantë të tjerë janë shpëtuar nga Roja Bregdetare Greke, ndërsa dyshohet se ka edhe të zhdukur. 30 persona që ishin në anije kanë arritur me not në brigjet e ishullit, raportojnë mediat greke, ndërkohë që numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

AUSTRI, NDALOHET KAMIONI FRIGORIFER ME 42 EMIGRANTË

Policia austriake ka gjetur 42 emigrantë, mes tyre 5 gra dhe 8 fëmijë, të fshehur në brendësi të një kamioni frigorifer, i cili u ndalua përgjatë një autostrade me kufirin gjerman.

Fatmirësisht të gjithë gëzonin shëndet të mirë dhe dy shoferët mes tyre që ishin të dy irakianë janë arrestuar. Automjeti kishte targë finlandeze e zakonisht përdorej për transportin e luleve.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb