Të paktën 19 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Bolivinë jugore, tha policia lokale.
Aksidenti ndodhi në Cerdas, një qytet në departamentin e Potosit, njoftoi policia bashkiake e Uyuni aty pranë.
Mes të vdekurve ishin 14 gra dhe dy të mitur. Sipas njoftimit të policisë, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.
Numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh ashpërsinë e plagëve, tha policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë.
Autobusi, me një kapacitet për të transportuar 50 pasagjerë, po kryente një udhëtim në distanca të gjata rreth 850 km midis La Paz dhe Villazon, një qytet në kufi me Argjentinën.
(A.A/BalkanWeb)