Këtë pasdite, në Maliq, një zetor është përmbysur duke ecur në rrugë. Si pasojë, ka ndërruar jetë shoferi 61-vjeçar. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se viktima i aksidentit është Sejfulla Gjata.

Sejfulla Gjata është rrezuar me një mjet zetor, në aksin dytësor Moglicë – Zerec.  Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një rruge rurale ku mjeti ka ecur mbrapsht dhe është përmbysur.

“Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.

Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb