Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pasi një varkë u përmbys, bëri të ditur kanali televiziv France 3, raportoi Reuters.

Sipas raportimeve fillestare, të paktën 10 persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Kanalin Anglez.

Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në brigjet e Le Portel, një qytet me rreth 9,000 banorë në jug të Boulogne-sur-Mer.

Ekipet e shpëtimit u angazhuan rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën franceze, sipas televizionit lokal France 3.

Një zëdhënës i rojes bregdetare franceze ka konfirmuar se mbi 50 persona janë shpëtuar në kanal dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor, raportoi Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb