U ul në pankinën e Mançester Junajtid si një trajner i përkohshëm, por Ole Gunnar Solskjaer pritet të vazhdojë më gjatë aventurën e tij me “Djajtë e Kuq”. Të sigurta për këtë janë mediat angleze. Sipas tyre, klubi anglez pritet të konfirmojë teknikun edhe për sezonin e ardhshëm. Madje, duke qëndruar në atë që raporton “The Sun”, palët kanë gjetur marrëveshjen dhe firma në kontratën e re është vetëm çështje ditësh.


Solskjaer1 11201 Getty
Solskjaer1 11201 Getty

Nëse ky opsion dukej i pamundur, tashmë nuk mund të cilësohet si një suprizë. Në krah të Ole Gunnar Solskjaer janë edhe shifrat. Në 11 ndeshje që nga dita kur zëvendësoi në pankinë Zhoze Murinjon, norvegjezi ka siguruar 10 fitore dhe një barazim. Një ecuri rekord, që ka përmbysur sezonin e “Djajve të Kuq”, që ishte në prag dështimi.
(balkanweb)