Barcelona mori mbrëmjen e sotme një fitore shumë të vuajtur kundër modestëve të Rayo Vallecanos, që deri në tre minutat e fundit po fitonte kundër kryesuesve të La Ligas dhe ishte shumë pranë një rezultati historik. Por yjet e Barçës, edhe pse pa Mesin në fushë, nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe arritën një përmbysje të çmendur. Fillimisht ishte Dembele, ai i cili barazoi shifrat në minutën e 87-të, pas një asisti nga Pike. Më pas, golin e fitores e shënoi Luis Suarez, i cili në minutën e 90-të shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal në këtë takim. Sulmuesi uruguaian po zëvendëson më së miri Lionel Mesin dhe vetëm në një javë ka shënuar 5 gola.
R. Vallecano-Barcelona 2-3 (Pozo 35′, Garsia 57′ / Suarez 11′ 90′, Dembele 90′).(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb