Dinamo ia del që të përmbysë Vllazninë, duke marrë një fitore 2-1 në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit.
Në Elbasan Arena, Sala i dhuroi avantazhin skuadrës shkodrane në minutën e 28-të. Në minutën e 51-të, gjërat komplikohen në maksimum për të besuarit e Brdaric, pasi autori i golit merr kartonin e dytë të vërdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Dinamovitët barazojnë shifrat në të 75-tën me Mandelën, pati pretendime për pozicion të parregullt, por goli u konsiderua i rregullt. Deri në vërshëllimën finale të arbitrit rastet ishin të shumta, por finalizimi i Bregut që i dhuroi 3 pikë djemve të Ilir Dajës erdhi vetëm në kohën shtesë.
(J.S/BalkanWeb)