FIER

Vetëm 30 minuta shi kanë mjaftuar të përmbysin jo vetëm aksin kombëtar Fier-Ballsh por edhe zonën e Zharrës dhe Bashkisë së Patosit.  Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkan Web” se në lidhje me rastin është ngritur edhe Shtabi i Emergjencës i cili do të bëjë evidentimin e tokës dhe banesave të përfshirë nga përmbytjet.


“Shtabi i emergjencës në këtë rast do të bëjë evidentimin e tokës dhe të banesave të përfshira nga përmbytjet. Një fakt i tillë ka bërë që ujërat të depozitohen në këtë zonë. Të moshuarit kanë thënë se nuk ka pasur përmbytje në këtë zonë të kësaj përmase. Për t’i ndihmuar kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët kanë të mundur nxjerrjen e ujit dhe të baltës. “- tha  gazetari Kuçi.


(BalkanWeb)