Prej një jave situata në Jug të vendit nuk paraqitet optimiste. Duket sikur deti është çmendur dhe ka marrë udhët duke ka mbërritur rrëzë kodrave, por në fakt janë ujrat e lumenjve që kanë dalë nga shtretërit dhe po marrin para gjithë cfarë gjejnë. Edhe në faqen zyrtare të Facebook të kryeministrit Edi Rama është pasqyruar me foto drama e përmbytjeve, por koha nuk është aq gri aty. Ka më shumë ngjyra dhe njerëzit vijnë të buzëqeshur dhe me një imazh ndryshe sa i shohim në raportimet e ndryshme nga terreni, ku madje një banor iu hakërrye kryeministrit duke i thënë, ‘ik largohu, nuk ta kam nevojën, nuk të duam’.
teqeshur7

E vetmja foto e trishtuar është kjo që kryeministri e quan, ‘Photo of the Day’, thënë ndryshe shqip, Foto e Ditës, ku pasqyrohet një nënë me fëmijën e saj, pas një xhami me cikla shiu të baltosur. Epo në një mot te zgjatur me stuhi e shi, ka patjetër rrufe në qiell, nuk e fshehim dot.
fotoe dites

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: