Kryeministri i Spanjës ka urdhëruar 10 mijë trupa të zhvendosen për ndihmë në zonën e Valencias e cila u godit nga përmbytjet apokaliptike që u morën jetën qindra personave, ndërsa mijëra ë tjerë janë ende të zhdukur.
Kjo lëvizje vjen ndërkohë që banorët kritikojnë autoritetet lokale për reagimin e tyre ndaj përmbytjeve katastrofike.
Pedro Sánchez tha se 211 persona janë konfirmuar të vdekur, me numrin që pritet të rritet më tej.
Shirat e dendur që filluan të hënën shkaktuan përmbytje që shkatërruan ura dhe mbuluan qytetet me baltë, duke ndërprerë jetën normale në komunitete dhe duke i lënë ata pa ujë, ushqim ose energji elektrike.
Sánchez tha se dislokimi ishte më i madhi i Spanjës në kohë paqeje, por se vjen si përgjigje ndaj një prej përmbytjeve më të këqija në Evropë këtë shekull.
Kryeministri tha se ishte i vetëdijshëm se përgjigja që po jepet nuk është e mjaftueshme dhe pranoi probleme dhe mungesa të rënda.
Ai tha se ka ende “njerëz të dëshpëruar që kërkojnë të afërmit e tyre.