DURRES- Tragjik ka qenë fati i një 15-vjeçari, i cili teksa kthehej për në banesën e tij ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në kontakt me energjinë eklektike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme afër një kopshti në lagjen nr.16 në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri me iniciale A.K, banues në lagjen 17 ishte duke kaluar nëpër rrugët e përmbytura nga shiu, si pasojë e motit të keq.

Sakaq, situata në qytetin bregdetar është vështirësuar akoma më shumë mbrëmjen e sotme, pasi intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i lartë. Probleme shfaqen në lagjet 16 dhe 18, por dhe në zonën e ish-Kënetës.

Mësohet se shumë hyrje pallatesh në lagje të ndryshme të qytetit janë të bllokuara, ndërsa niveli i ujit arrit në 40-50 cm. Sakaq, bëhet e ditur se si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pompat nuk janë vënë në punë, ndërsa sistemi i kanalizimeve nuk funksionon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: