ITALI– Dy persona mbetën të vdekur në rajonin Ciociaria, për shkak të motit të keq dhe shirave të dendur në qendër të Italisë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, viktimat janë një çift të moshuarish, 63 dhe 71 vjeç. Makina e tyre u përpi nga uji pasi u bllokua poshtë një mbikalimi të përmbytur.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pak minuta pasi çifti kishte ndërruar jetë.

Qytetet në rajonin qendror, si Sardenja, Lacio dhe Umbria janë goditur nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura. Situata parashikohet të rëndohet edhe në ditët në vazhdim.

Gjithashtu edhe Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore do të përfshihen nga një mot i paqëndrueshëm, që mund të shoqërohet edhe me reshje dëbore.

Autoritet italiane janë vënë në gatishmëri për t’i paraprirë përmbytjeve të reja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: