Shira të furishëm, përmbytje dhe erëra të fuqishëm, kanë goditur që prej javës së shkuar juglindjen e Kinës, në mënyrë të veçantë provincën e Jianxi ku janë regjistruar 6 të vdekur de ku 88 mijë persona janë evakuuar.

Më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar. Autoritetet kanë shpërndarë ushqime dhe veshmbathje për personat e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Shërbimet e emergjencës, shkruan agjencia zyrtare kineze Xinhua, kanë komunikuar që shirat do vazhdojnë deri në 12 qershor.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb