LEZHA

Lezha ka patur probleme nga reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar. 250 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, nga të cilat 150 hektarë në Zadrim e 100 në Torovicë.

Nga ana tjetër nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale e rurale apo me furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pikshëmm

 

INFORMACION ZYRTAR NGA PREFEKTURA E LEZHËS

Situata në qarkun Lezhë, date 25.01.21, ora 09.00′, eshte:
-gjatë natës kemi patur reshje me intensitet mesatar në të lartë, me rreth 50 mm;
-në bashkinë Lezhë, kemi 250 ha sipërfaqe të tokave bujqësore të përmbytura, nga të cilat 150 ha në Zadrim ë 100 ha në Torovicë.
-hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave;
-rezervuaret janë në monitorim ë nuk paraqesin probleme;
-lumi Drini është + 1.6 m nga +2.00 m të kuotës kritike,;
-lumi Gjadër është 50 cm nen kuoten kritike;
-lumi Mat është +2 m nga +4 m të kuotës kritike;
-kanalet e ujrave të larta e ato të dyta e të treta janë në kuata të larta;
-furrnizimi me energji elektrike ë ujë të pishem, është pa problem. Nga era e forta të ditës djeshme këmi patur nderprerje të energjisë në linjat e njësive administrative Balldre ë Blinisht, por që janë riparuar nga specialistët e OSHEE ;
-rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme e pa probleme;
-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për ndjektjen e situatave ë nderhyrje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb