TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë 83 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet. Sipas ministrisë, Forcat e Armatosura vijojnë të japin kontributin e tyre me forca dhe mjete të shumta në zonat e prekura nga përmbytjet, kryesisht në jug të vendit, ku dhe situata paraqitet më e rënduar.
Gjatë ditës së sotme 17 efektiva dhe 4 mjete të Komandës së Mbështetjes po punojnë për largimin e ujërave që rrezikojnë rezervuarin e Maskurisë në Golem, Kavajë.
Gjithashtu po nga efektivët e kësaj Komande u angazhuan 19 efektiva dhe 6 mjete në Novoselë Vlorë, për transport ndihmash ushqimore. Gjithashtu , dy mjete të tjera të janë vënë në dispozicion të Prefekturës së Fierit për të qenë të gatshme për operacionin e shpëtimit dhe të evakuimit në rast se paraqitet nevoja.
Ndërsa Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes gjatë ditës së sotme ka angazhuar për transport ndihmash në Komunën e Novoselës 15 efektiva dhe 4 mjete.
Në Qarkun e Beratit 20 forca dhe 2 mjete janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë dhe nevojë që do të ketë Shtabi i Emergjencave në këtë qark.
Në total gjatë ditës së sotme në aksionin e emergjencave për përballimin e situatës së rënduar nga përmbytjet janë angazhuar 83 trupa, 18 mjete, 4 motopompa, 2 motobarka dhe 4 gomone
Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë me trupa dhe mjete për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb