SHKODER- Banorët e fshatit Dajç të Shkodrës kanë dalë sot në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin e përmbytjeve për dëmet e shkaktuara në banesa dhe biznese. Të irrituar ata ishin mbledhur në qendër të fshatit. Banorët thanë se kërkojnë dëmshpërblimin në masën 100%, dhe në rast se kjo nuk do të ndodhë, atëherë ata thonë se do përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e akseve nacionale.

Gjithashtu ata i kërkuan kryeministrit Rama që të reflektojë për të dëmshpërblyer veriun, ashtu siç bëri në jug.

Në mbështetje të banoreve kanë qenë edhe përfaqësues të Partisë Republikane në Shkodër, të cilët kërkuan praninë e të gjitha forcave politike në mbështetje të kërkesave të banorëve.

Zona e Nënshkodrës u prek nga përmbytjet masive të vitit 2010-2011, ku një ndër këto zona ishte edhe Dajçi, tani njësi administrative e bashkisë Shkodër. Akoma edhe sot banorët nuk kanë marrë këstin e plotë të dëmshpërblimeve, edhe pse dëmet janë vlerësuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb