SHKODER- Banorët e Nёnshkodrёs zhvilluan protestën e radhës me kërkesën e vetme për dëmshpërblimin e përmbytjeve të viteve 2010-2011. Ata u grumbulluan përpara Prefekturës sё Qarkut ku kërkuan një përgjigje nga prefekti Paulin Radovani, po ky i fundit nuk pranoi që t’i takonte.

Protesta ёshtё shoqëruar gjatё gjithё kohёs nga forcat e policisё tё cilat ishin tё pranishme pёr tё mos lejuar banorёt qё tё bllokonin lёvizjen e automjeteve nё zonёn ku po mbahej protesta.

Tre ditё mё parё ishte prefekti i Qarkut, Paulin Radovani, sqaroi se nuk ekziston asnjë vendim i Kёshillit tё Ministrave pёr dёmshpёrblimin e banesave, bizneseve apo tokave bujqёsore, por vetёm pёr orenditё shtёpiake.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: