TIRANE– Që prej ditës së djeshme pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga një mot me shira të dendur. Strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

Pas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili monitoroi situatën në autostradën Tiranë-Durrës, ishte drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako që ka bërë të njëjtën gjë. Cako u shpreh se forcat policore ndodhen në terren në bashkëpunim me ushtrinë për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

“Policia e Shtetit është e gjitha në këmbë. Presim mbështetje edhe nga banorët. Së pari, për të shpëtuar jetën e njerëzve, pastaj edhe për dëmet materiale. Po vazhdojmë evakuimin në Vlorë, Fier, si dhe në Fushë-Krujë e Shijak, aty ku depërton uji në banesa”, tha Haki Çako.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: