TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News24, ish minsitri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për përmbytjet në Shkodër. Ai tha se qeveria ka fobi shpalljen e emergjencës sepse më pas është e detyruar për të kërkuar fonde shtesë për të dëmshpërblyer të përmbyturit.

“Unë mendoj se duhet të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër dhe nuk e kuptoj fobinë e qeverisë për të bërë një gjë të tillë. Mendoj se kjo ka të bëjë me çështjen e fondeve shtesë, por në të tilla raste i drejtohesh BE për të përfituar fonde. Qeveria nuk e shpall gjendjen e emergjences sepse je i detyruar më pas për masa shtesë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. Mendoj se duhet të shpallet gjendja e emergjencës që të kërkohet më pas për fondet. Nëse pret të hapet koha për këto raste kërcënohet jeta e njerëzve”- tha Panariti.

Panariti tha se në zonën e Shkodrës kemi të bëjmë me një përmbytje të detyruar pasi aty hapen digat dhe në komunizëm nuk lejoheshin ndërtime në zonat e rriskuara.

“Në zonën e Shkodrës është përmbytje e detyruar pasi aty hapen digat. Kanalet janë të projektuara për të përballuar një fluks të caktuar uji dhe nuk e përballojnë shtesën që vijnë nga hapja e hidrocentraleve. Ajo zonë në kohën e komunizmit ka qenë e ndaluar të banohej apo të ndërtoheshin shtëpi në zonat e rriskuara”- tha Panariti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: