KORCE- Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Korçës është mbledhur mbrëmjen e sotme për të analizuar situatën nga përmbytjet dhe reshjet e dendura të shiut. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Gjatë mbledhjes, Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari tha se aktualisht situata në zonën e Korçës është e normalizuar. Ai tha se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet do të evidentohen në ditët në vijim.

“Diga për të mbrojtur nënstacionin e Zëmblakut ishte një ndër ndërhyrjet më të vështira, por u menaxhua me sukses, dhe ne arritëm të bënim shkarkimet e ujërave pa shkaktuar dëme të mëdha. Dëmet e tjera do të evidentohen në ditët në vijim, por janë minimale. Konstatuam se në të gjithë qarkun ishin marrë masa paraprake, dhe kjo na ndihmoi për të përballuar situatën”, u shpreh Prefekti i Qarkut të Korçës, Dhori Spirollari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb