Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara të qytetit.
Bashkia ka njoftuar se uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull.
Ndërkohë Shtabi i Emergjencës bën me dije se katër familje janë evakuuar.
Njoftimi i Bashkisë Durrës:
Të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.
Aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në 📍 zonën e Durresit te Ri, 📍 Shkozet, 📍 Nishtulla, 📍 kryqëzimi pranë IEVP.
Uji ka hyrë në rreth 🏠 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.
Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.
(BalkanWeb)