DURRËS– Pas reshjeve të orëve të fundit, prefektura e Durrësit ka ngritur shtabin e emergjencave. Pranë Institucionit te Prefektit u mblodh Shtabi i emergjencave civile ne nivel rrethi të cilët theksojnë se janë në gatishmëri të plotë për çdo të papritur. Sipas Prefekturës aktualisht situata konsiderohet e qëndrueshme, ndërsa në terren janë angazhuar OSHEE, Ujësjellës Kanalizime dhe Bordi i Kullimit të cilët po monitorojnë situatën.

Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur probleme me qarkullimin normal të mjeteve dhe njerëzve, ndërsa gjendja po inspektohet edhe nga policia e shtetit dhe ajo Rrugore. Institucioni i Prefektit është ne gatishmëri dhe po mban kontakte të vazhdueshme me të gjithë strukturat e shtabit te emergjencave dhe strukturave përkatëse.

Reshjet kanë shkaktuar avari në nënstacionin e Shkozetit, dhe për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike Shijaku,Vora, Sukthi dhe Manëza. Pjesërisht pa energji elektrike janë Shkozeti, ish- Këneta si dhe lagjja 15 në qytetin e Durrësit. Grupet e OSHEE të Tiranës dhe Durrësit janë në terren për të rivendosur në funksion sistemin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb