Shirat e pandërprerë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në pjesë jugore të Gjermanisë, duke i detyruar autoritetet që të shpallin gjendje emergjente.

Në Bavarinë Jugore, janë detyruar të shpëtojnë banorët me helikopterë, ndërsa të paktën 250 fëmijë janë detyruar të qëndrojnë në shkollën e tyre edhe gjatë natës.

Deri më tani, nuk është raportuar për të vdekur apo të lënduar, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Përmbytjet, të cilat po ndikojnë po ashtu në Francë dhe Austri, thuhet se kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zonë më e prekur nga përmbytjet besohet se është në jug të Gjermanisë, ku është themeluar një qendër e fatkeqësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: