Ka shkuar në 89 të vdekur dhe qindra të zhdukur bilanci viktimave, nga shirat e mëdha që kanë përfshirë provincën indoneziane të Papua, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Balta ka shkatërruar rrugë dhe ura të shumta në zonën e Jayapura, duke penguar punën e skuadrave të shpëtimit.

Zëdhënësi i Agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Sutopo Purëo Nugroho, ka thënë që zona më e goditur ka qenë ajo e Sentani, ku për shkak të tonelatave të mëdha të dheut dhe baltës, shumë pemë dhe gurë kanë rënë në lumë, duke marrë përpara edhe shumë banorë të zonës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb