IRAN

Përmbytjet gjatë javëve të fundit në Iran kanë vrarë 76 njerëz dhe kanë shkaktuar mbi 2,2 miliardë dollarë dëme, thanës sot zyrtarët.
“Me vdekjen edhe të pesë personave në provincën Khauzestan dhe të një personi në provincën Ilham, numri i përgjithshëm i viktimave nga vërshimet ka arritur në 76”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet shëndetësore.
Dy provincat, Khauzestan dhe Ilhamjanë të fundit që u prekën nga vërshimet që nisën më 19 mars. Nga vërshimet këto javë të fundit, qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme materiale, ku janë dëmtuar ndërtesa dhe rrugë.
“Njëzetepesë (nga 31) provincat dhe mbi 4400 fshatra përgjatë vendit janë goditur nga vërshimet”, tha ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani-Fazli.
Ai tha se dëmet vlerësohet se janë ndërmet 300 deri në 350 trilionë rialë – apo 2,2 deri në 2,6 miliardë dollarë.
Ndërkaq, ministri i Transportit, Mohammad Eslami tha se “725 ura janë shkatërruar dhe mbi 14 mijë kilometra rrugë kanë pësuar dëme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb