Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në kanë vizituar zonat e përmbytura në Emilia Romagna.
Gjatë një konference për shtyp, Meloni kërkoi vëmendje të veçantë nga Von der Leyen për rajonin e prekur nga katastrofa natyrore. Ajo tha se Italia do të ketë akses në Fondin Evropian të Solidaritetit dhe i kërkoi presidentes së KE-së që të bëjë një analizë personale mbi shtrirjen e fatkeqësisë dhe dëmeve që ka pësuar rajoni.
“Në javët në vijim, kur të kemi bërë një vlerësim të përgjithshëm të fondeve, do të kemi akses në Fondin Evropian të Solidaritetit. Do të duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij rajoni, si në fondet e kohezionit ashtu edhe në bujqësi. Kështu që ishte e rëndësishme që presidenti të bëjë llogari personale për shtrirjen e fatkeqësisë që ka goditur këtë qark”, u shpreh Meloni.
Ndërsa, von der Leyen tha se shumica e ndihmës ekonomike evropiane do të vijnë nga Fondi i Solidaritetit.
“Shumica e fondeve evropiane do të vijnë nga Fondi i Solidaritetit. Ne do të bëjmë një parapagesë të vogël e cila është standarde. Më pas në tre muajt e ardhshëm do të bëjmë një vlerësim”, tha ajo.
(BalkanWeb)