Italia ndodhet nën vërshimet e ujit. Sipas Ansa.it në zonën e Pizës janë zhdukur një fëmijë 5 muajsh së bashku me gjyshen e tij, ndësa një person ka humbur jetën.
Sipas medias italiane mbi 450 thirrje u janë bërë zjarrfikësve për shkak të motit të keq në Veneto.
Vërshimet kanë prekur kryesisht provincat e Padovës, Trevisos, Vicenzës, Venecias dhe Veronës, duke shkaktuar përmbytje të bodrumeve, kateve përdhese dhe madje edhe rrugëve.
Ekipet e punëtorëve të provincës po punojnë për pastrimin e rrugëve nga mbeturinat, por shoferët këshillohen që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë pranisë së baltës dhe mbeturinave që e bëjnë sipërfaqen e rrugës të rrëshqitshme.