Reshjet e rrëmbyeshme që rezultuan në përmbytje kanë vrarë të paktën 185 njerëz në Nigeri, dhe mbi 208,000 individë janë zhvendosur brenda vendit, tha portali i lajmeve Mali Actu.

Vendi më i madh i Afrikës po përballet me një krizë të rëndë humanitare, vëren portali. Rajonet e saj veriore, të cilat furnizojnë vendin me grurë, janë goditur më rëndë. Në shtetin Jigawa u vranë 37 persona. Në mbarë vendin, mbi 250,000 hektarë të korra janë shkatërruar, duke kërcënuar sigurinë ushqimore të shumicës së popullsisë së Nigerisë.

Dëme të mëdha ka pësuar edhe sistemi i infrastrukturës së vendit.

Qeveria nigeriane i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë urgjente.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb