Përmbytjet që përfshinë Valencian dhe shkaktuan mbi 200 viktima konsiderohen si një nga fatkeqësitë më të rënda të Spanjës, si pasojë e motit të keq.
Shiu i vazhdueshëm po mban pezull rajonin brenda dhe përreth Valencias.
Mes viktimave është edhe ish-lojtari i Valencias, José Castillejo, 28 vjeç, i cili vdiq nga përmbytjet e mëdha.
Klubi i La Ligës, Valencia është në zi në rrjetet sociale. Klubi shkruan në “X” (ish-Twitter): “Ne vajtojmë humbjen e José Castillejo, viktimë e përmbytjeve. José Castillejo kaloi nëpër skuadra të ndryshme në akademinë e të rinjve deri në U18 dhe luajti për ekipe të tjera në rajon”.